Pastrohet kanali kryesor në Rajonin Nr1, Nabolli: Kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme
Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Bashkinë Shkodër ka ndërhyrë prej dy ditësh në pastrimin e kanalit kullues pranë rrugës “Zana e Malit”, në Rajonin Nr 1 në qytetin e Shkodrës.
Për administratorin e Rajonit, kjo ndërhyrje ka qënë e domosdoshme duke iu përgjigjur edhe kërkesave të banorëve.
I lënë në harresë prej vitesh nga institucionet dhe i mbushur nga mbetje inerte dhe urbane, ky kanal vaditës , i pastruar tashmë, krijon një lehtësi për banorët e zones, jo vetëm gjatë periudhës së verës. Në stinën e dimrit gjithashtu, mosfunksionimi i këtij kanali ka ndikuar edhe për përmbytjen e banesave në këtë zonë. Kjo ndërhyrje zgjidh një kërkesë të banorëve, ndërkohë që apeli që i drejtohet të gjithëve është që ky kanal të mos përdoret për hedhjen e mbetjeve urbane në zonë.