Pastrohet kanali vaditës në Hot të Ri, kjo ndërhyrje pritet të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të ujitjes
Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike në Bashkinë Shkodër ka përfunduar me sukses pastrimin dhe zhbllokimin e kanalit vaditës në fshatin Hot i Ri.
Kjo ndërhyrje pritet të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të ujitjes dhe në rritjen e prodhimit bujqësor për komunitetin e kësaj zone.
Krahas pastrimit të kanaleve vaditëse, Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike është angazhuar edhe në mirëmbatjen e rrugëve në njësitë administrative ku ndërhyrja e fundit është bërë në rrugën “Pjetrushi” në fshatin Grudë e Re për pastrimin e rrugës nga bimesia dhe shkurret.