Pastrohet përroi i Shirokës / Prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për komunitetin
Përroi i Shirokës prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për banorët e kësaj lagje, për shkak të ndotjes dhe mos pastrimit duke u bërë rrezik edhe për përmbytje në ditët më reshje.
Pak ditë më parë me mjetet e saj Bashkia Shkodër ka bërë hapjen e plotë të kanalit të përroit dhe pastrimin e tij.
Aksionet për pastrimin e pikave më problematike të ndotura nga mbetjet inerte dhe urbane tashmë është në fokusin e bashkisë, ndërsa është vendosur edhe një rregullore ku përcaktohen edhe penalitetet për çdo ndotje që i bëhet mjedisit të përbashkët.