Pasuria arkivore e vëllezërve “Manaki”/ Në muzeun “Marubi” ishte i ftuar studiuesi maqedonas Igor Stardelov

manaki

manaki

Kalendari i Ditëve Europiane të Trashëgimisë solli në mjediset e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” si të ftuar drejtorin e Arkivit të Filmit në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut por njëkohësisht edhe studiuesin Igor Stardelov.

Si rezultat i punës shumëvjeçare për kërkimin, identifikimin, proçesimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë filmike të vëllezërve Manaki, Igor Stardelov ka botuar librin “Manaki” në vitin 2003 i cili hedh dritë mbi korpusin e tyre fotografik e filmik ndërsa në prononcimin e tij për mediat shpreh rëndësinë e kësaj trashëgimie.Më tej Stardelov thotë se Ballkani ka një histori të pasur kulturore, e cila duhet promovuar më shumë.Ditët Europiane të Trashëgimisë në muzeun “Marubi” po fokusohen në ekspozitën e vëllezërve “Manaki” ndërsa aktivitetet do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.