Pasurimi i fondit arkivor të bibliotekës shkencore/ Ditët e nxehta nuk e kanë nd…

𝐏𝐀𝐒𝐔𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐅𝐎𝐍𝐃𝐈𝐓 𝐀𝐑𝐊𝐈𝐕𝐎𝐑 𝐓𝐄̈ 𝐁𝐈𝐁𝐋𝐈𝐎𝐓𝐄𝐊𝐄̈𝐒 𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐎𝐑𝐄 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐧𝐱𝐞𝐡𝐭𝐚
Pasurimi i fondit arkivor të bibliotekës shkencore/
Ditët e nxehta nuk e kanë ndalur punën në këtë institucion
Temperaturat e larta kanë reduktuar ndjeshëm zhvillimin e aktiviteteve letrare në këto ditë të nxehta por pavarësisht kësaj në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës, puna vijon normalisht dhe fokusi i saj është pasurimi i arkivës digjitale të saj si një bashkëpunim edhe me Bibliotekën kryesore të qytetit “Marin Barleti” dhe Muzeun Historik të Shkodrës që prej vitit 2013.Aktdhurimet janë gjithashtu një mënyrë shumë e rëndësishme shprehet drejtuesja e Bibliotekës znj. Bekteshi për pasurimin e fondit të këtij institucioni.Në këto ditë gushti vihet re një ulje e numrit të lexuesve në sallën e Bibliotekës ndonëse ajo vijon të shërbejë si një qendër informacioni që nxit kërkimin e vazhdueshëm shkencor si në rastin e këtyre dy studentëve shkodranë që ndonëse studiojnë në universitetet gjermane kanë zgjedhur këtë Bibliotekë për kërkimet e tyre shkencore.Biblioteka Shkencore pritet t’i rikthehet sërish kalendarit të saj të zhvillimit të aktiviteteve nga muaji shtator e në vazhdim.