Pasuritë ujore të riskuara nga ndotja/ Derdhja e ujërave të zeza dhe e mbeturinave shkaktarë të ndotjes
Shkodra konsiderohet si një qytet i pasur me resurse ujore të cilat përfshijnë tre lumejtë Drin, Buna dhe Kir, liqenin dhe daljen në det.
Por kjo pasuri natyrore ka rënë pre e dëmtimeve të vazhdueshme.
Derdhja e ujërave të zeza në lumin Buna, hedhja e mbeturinave dhe gërryerja e shtratit të lumejve, janë problem shqetësues për qytetarët që prej vitesh presin riaftësimin e mjedisit. Mbeturinat urbane dhe inerte që hidhen prej vitesh në brigjet e lumejve është një fenomen i hershëm që për ekspertët e mjedisit është një krim mjedisor. Ndërkohë Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim, kanë projektuar financimin nga kjo bankë për impiantin e trajtimit të ujrave të zeza, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare shkarkimit të ujërave në lumin e Bunës.