Patate furre të mbushura me djathë
Përbërësit
- 1 kg patate,
- 150 ml ajkë,
- 100 g djathë krem,
- Djathë kaçkavall të grirë
- kripë,
- piper,
- hudhër,
- 1 lugë gjalpë të shkrirë,
- gjysmë luge të vogël spec të bluar.
Përgatitja
Pastrojini mirë patatet dhe vendosini në një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe kripë. I vendosim në zjarr dhe i lëmë të zjejnë përgjysmë përreth 10-15 minuta.
Nga ana tjetër, në një enë të pastër hedhim ajkën, shtojmë djathin, hudhrën e grirë dhe i përzjejmë.
Patatet gjysmë të zjera i kullojmë, i lëmë të ftohen, i presim në mes dhe u heqim me një lugë një pjesë të tulit të brendshëm.
Pjesën e hequr të tulit, e shtojmë tek mbushja e djathit dhe e përzjejme derisa masa të jetë homogjene.
Të gjitha patatet i mbushim me masën e djathit dhe kremit, sipër u hedhim djathë kaçkavall të grirë dhe i spërkasim me pak gjalpë të shkrirë, i vendosim në një tavë në të cilën kemi shtruar letër pjekjeje dhe i fusim të piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë.