Patatja e famshme e Shishtavecit, këtë vit më pak prodhim për shkak të kushteve të motit

patatja shishtavec
I gjetëm në arë duke vjelë patate, Nafia dhe Isuf Grisha fëmijët i kanë të martuar dhe jetojnë vetëm, pavarësisht se kushtet ekonomike i kanë të mira, tokat e tyre nuk i lënë dot pa punuar.
Tregu mungon gjithsesi patatja e tyre nuk mbetet pa shitur por për çmimin nuk janë të kënaqur.
Ndërsa u mungon edhe krahu i punës pasi të rinjtë nuk motivohen për të punuar, për t’u marrë me patate etj.
Në Shishtavec, fshatin e njohur për prodhimin e patates, shumëllojesh dhe çilësore, në një llogari të thjeshtë sipas banorëve mund të thuhet se mbjellin patate rreth 100 shtëpi, qoftë për të nxjerrë në treg apo për përdorim vetiak.