Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

  • 3-4 patëllxhanë
  • 3-4 kokrra domate
  • 4-5 lugë gjizë
  • 2-3 thelpinj hudhra (sasia sipas preferencës)
  • 2 speca
  • Vaj Ulliri
  • Pak gjalpë të freskët
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja 

Si fillim, pastroni me ujë të rrjedhshëm patëllxhanët, domatet dhe specat.

Patëllxhanët dhe specat prijini në rrathë të hollë ose në shirita.

Vendosni një tigan të madh në zjarr.

Më pas shtoni në të vajin e ullirit dhe specat.

Shtoni patëllxhanët e prerë dhe hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

Domatet prijini në feta të vogla ose kubike. Sipas preferencës edhe mund t’i grini në formën e puresë.

Domatet e grira shtojini tek tigani ku kemi patëllxhanët e specat.

Hidhni kripë dhe lërini të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Në këtë moment, fërgesën hiqeni nga zjarri, kalojeni në një tavë vogël pjekjeje, hidhini gjizën kaurdiseni, spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe futeni në furrë për 7-8 minuta.

Ose një mënyrë tjetër është edhe që pasi hidhni gjizën vendoseni sërish në zjarr duke e lënë për 3-4 minuta duke e kaurdisur.

Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

Fërgesën mund ta shërbeni të ngrohtë dhe ta shoqëroni me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe me byrekë të ndryshëm të ndryshëm shtëpie.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.