Categories: AktualitetLajme

Patentë që 17-vjeç? DPSHTRR nis shqyrtimin për ndjekjen e praktikës gjermane

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po shqyrton mundësinë për uljen e moshës së marrjes së lejedrejtimit në 17-vjeç.

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxha në takimin e mbajtur me  Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit janë ndalur te dy aspekte kyçe në lidhje me risitë e masave për drejtuesit e rinj dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Ndjekja e praktikës gjermane për uljen e moshës së lejedrejtimit në 17-vjeç me kusht shoqërimin gjatë ngjarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, si edhe tema e tarifave të Autoshkollave, ishin dy çështje kryesore të bisedës mes tyre.

Mirëpritëm me kënaqësi të veçantë Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.

Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin 🇩🇪Gjerman, takohemi sërish me kolegët tanë, për 🤝shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, e ku ndër të tjera pala Gjermane vlerësoi punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve. Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngjarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkollave, ku ishim në një mendje se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal! Ramë dakort që të bashkëpunojmë për këto dy aspekte veçanërisht! 😊

Gjithashtu, diskutuam edhe mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim e harmonizim.

Takim ky, për t’u finalizuar me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.