Lajme

Paulin Ndoja në “Histori Sportive” – Vlerësime maksimale për legjendën e portës shkodrane dhe asaj shqiptare

Legjenda e portës shkodrane dhe asaj shqiptare, Paulin Ndoja, ka qënë pjesë e emisionit të radhës në emisionin “Histori Sportive”, transmetuar në RTSH Shkodra.

Kujtimet dhe vlerësimet maksimale në adresë të figurës së nderuar të Paulin Ndojës, kanë qënë pjesë e prononcimeve nga kolegët e tij të fushës së lojës, por edhe figura të tjera sportive, drejtues Federatës Shqiptare të Futbollit, klubit Vllaznia, Bashkisë Shkodër, etj.

Mes tyre, emocionuese janë fjalët e kolegut të fushës së lojës, Zyhdi Basha, për të cilin Paulin Ndoja, si pjesë e katërshes së kollosëve të futbollit shkodran, së bashku me tre kolegët e tij, Zhega, Rragami dhe Bizi, meritojnë një bust në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në pjesën e dytë të emisionit, krahas prononcimeve të djalit dhe nipit të Paulin Ndojës, Kolë dhe Gaspër Ndoja, të cilët vazhduan traditën si portjerë të Vllaznisë, emisioni “Histori Sportive” duke sjellë në vemendje disa fragmente nga intervistat e shumta që Paulin Ndoja ka dhënë për RTSH Shkodra.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

11 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

11 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

11 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

12 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

12 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

12 hours ago