Paulin Preka, mjeshtri i qindra roleve/Data 2 shkurt shënon përvjetorin e lindjes së aktorit të shquar shkodran
Estrada e Shkodrës festoi vitin e kaluar 65-vjetorin e saj. Në teatrin “Migjeni” do të shfaqej dokumentari premierë për një nga korifejtë e humorit shkodran dhe atij shqiptar Paulin Prekës, aktorit me qindra role në teatër dhe kinematografi.
“Paulin Preka ishte i vetmi që në estradë luajti seriozisht”, në këtë formë e kujton regjisori Arian Çuliqi mjeshtrin e shquar të humorit.Rikthimi i humoriadës në muajin maj pas më shumë se 30 vitesh paraqet një mundësi të mirë për spikatjen e elementëve të ri në këtë fushë dhe vazhdimin e traditës.Figura të tilla si Paulin Preka dhe plot personalitete të tjera të shquara do të nderohen dhe përkujtohen nga teatri “Migjeni” në ceremoninë festive që mendohet të mbahet në muajin nëntor në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të tij si teatër profesionist.