Paulin Selimi, mjeshtri i humorit të shkruar – Autor i disa vëllimeve me tregime humoristike dhe materialeve skenike
Paulin Selimi ishte një prej shkrimtarëve më të spikatur të humorit shqiptar.
Ai ishte përfaqësuesi i denjë i traditës shkodrane të humorit në fushën e letërsisë së kultivuar, e shprehur kjo në disa zhanre të krijimtarisë letrare humoristike.
Paulin Selimi ishte autor i disa vëllimeve me tregime humoristike, një pjesë e tyre të përkthyera edhe në gjuhë të huaja.
Dy nga mjeshtrat e plejadës së rëndësishme të humorit shqiptar, Drande Xhaj dhe Besnik Çinari kanë qenë përherë ndër personazhet qëndrorë të skeçeve të tij.
Dy mjeshtrat e humorit shkodran dhe atij shqiptar evidentojnë edhe faktin se në Shkodër ndihet jo pak mungesa e një shkrimtari humori si Paulini.
“Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Kushrini nga Amerika”, janë të stampuara prej kohësh në kujtesën e shqiptarëve.
Ai ishte fitues i çmimeve kombëtare në konkurset letrare.
Në vitin 2002 Paulin Selimi u nderua me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë, për krijimtarinë e tij letrare, si dhe me Medaljen “Mirënjohja e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës.