Categories: Lajme

Paulin Shkjezi, memoria regjisoriale e RTSH-së

Është ndarë nga jeta Paulin Shkjezi, regjisori i njohur i Radio Televizionit Shqiptar. Regjisori është sjellë në emisionin “Pasditja ime” nëpërmjet skenaristit, regjisorit, “Mjeshtër i Madh” Engjell Ndocaj, si edhe Saimir Demi, gazetar sporti të cilët treguan më shumë për kohën e bashkëpunimit me regjizorin.

Gazetari i sportit vlerësoi aftësinë e regjizorit si një shkollë më vete, ndërsa shtoi se përtej punës ishte një njeri shumë pozitiv dhe modest. 

Në kohën që punonim bashkë ishte shumë aktiv. Ishte talent, dhe të bënte të ndjehesh komod në bashkëpunime. Por, nuk ishte gjithçka vaj. Ndonjëherë kishte kërkesë, flas para 25 vjetësh, kur dhe unë isha i ri dhe pak si të thuash neglizhent. Por, ai nuk  e toleronte këtë. Ishte shumë i saktë në lajme dhe në detyrën e tij. Pali ishte shkollë më vete.  

Përtej punës ai e kishte të rëndësishme faktin që mos ta njihnin vetëm nga i ati, por ai faktikisht ngjante shumë. Ne kemi qenë komshij. Jashtë punë një njeri që kishe qejf ta kishe në tavolinë”, tha Demi.

Engjell Ndocaj kujtoi anët e bukura të regjizorit. Ai vlerëson anën profesionale por jo vetëm të regjizorit. Ndocaj sjell në vëmendje faktin që regjizori ishte i pari që mori vizë amerikane. 

Mik i të gjithëve në brezin tim. Çdo pasditë ai dilte dhe me të qeshurën e tij karakteristike tërhiqte vëmendjen tek të gjithë.  Filloi punën në Radio Tirana, ishte shumë profesionist. Deri sa kthye në profesioni e tij të dashur ne television. E nisi me emision mëngjesi. Pali u bë modeli i babait të tij. Kam punuar me Palin dhe kemi bërë shumë bashkë. Ky njeri i muzikës ishte dhe një njohës i mirë i futbollit. Dhe në kohën që un isha nën drejtor ja dorëzuam atij ndeshjet. Ai e ka filluar këtë punë kur WEFA dhe FIFA sollën rregullat e reja të transmetimit.

Pali ka të veçantë si regjizori i pari që ka vajtur në Amerikë, pra i pari regjizor që i është dhënë vizë amerikanë”, tregoi Engjell Ndocaj.

“Në vitet e fundit u bë specialist i transmetimeve të ndeshjeve. Përveç angazhimeve që donte çdo gjë, ai kishte komunikim gjithmonë me humor dhe me të qeshura. Mbi të gjitha ishte një prind dhe gjysh shembullor“, shtoi ai.

Regjisori i talententuar, Paulin Shkjezi u lind në vitin 1952. Arti tek ai u spikat që në fëmijëri si bir i një prej artistëve që bëri histori në artin e bukur të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, të madhit Ndrek Shkjezi.

Ndër spektaklet më të arrira të realizuara në televizion shqiptar mund të permendim “Trupi më i bukur”, në vitet 1994 në bashkëpunim me mikun e tij Engjell Ndocaj si edhe shumë ndeshje ndërkombëtarë të transmetuara nga televizioni shqiptar mbajnë firmën e regjisë së tij.

Regjizori u nda nga jeta si pasojë e disa problemeve shëndetësore.  Ai punoi për më shumë se 25 vite në RTSH ku janë realizuar shumë emisione nën regjinë e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“105 vite parlamentarizëm” – reflektim mbi demokracinë dhe historinë shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…

13 hours ago

Lens interesohet për Kevin Dodaj, 19- vjeçari i Vllaznisë drejt hapit të madh në karrierë

Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…

14 hours ago

Balaj, goleadori i superligës – Objektivi kryesor i ish-sulmuesit të Kombëtares mbetet fitimi i titullit

Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…

14 hours ago

Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …

14 hours ago

Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…

14 hours ago

Vit i ri me halle të vjetra – Qindra familje në Fshatin e Ri probleme me energjinë dhe rrugët

Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…

14 hours ago

This website uses cookies.