“Pavarësia”, Kisha Katolike përkujton martirët / “Nuk mund të duam zotin nëse nuk duam edhe vendin ku lindëm”
Famullia e Shën Shtjefenit në Shkodër përkujtoi martirët që dhanë jetën për fe, atdhe e demokraci. Gjatë meshës së shenjtë në kapelen e varrezave të Rrmajit, dom Gaspër Kolaj tha se është e pa mundur që të duash Zotin e mos të duash vendin ku ai të lindi, ndaj edhe këta martirë u sakrifikuan edhe për liri
Pas meshës së shenjtë pranë memorialit të martirëve u ndezën qirinj si dhe u vendosën kurora me lule
I gjithë muaji nëntor i është dedikuar përsonave që nuk jetojnë më, ndërsa 28 Nëntori veçanërisht martirëve që sakrifikuan jetën për të patur liri, vend të pavarur dhe besim..!