Pavarësisht çmimit të karburantit, shqiptarët nuk heqin dorë nga makinat

makinat

makinat

Pavarësisht çmimit të lartë të karburantit, por dhe trafikut të rënduar në qytetet e mëdha, shqiptarët nuk heqin dorë nga përdorimi i makinës.

Këtë e tregon dhe raporti i fundit i INSTAT-it. Në 9 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 39 mijë automjete të reja dhe të përdoruara. Kjo shifër shumë e lartë kontribuon në rëndimin e trafikut, por edhe në ndotjen e ajrit.

Aktualisht në vendin tonë janë në qarkullim 848.127 automjete dhe shifra po rritet çdo vit. 

Ndërkohë nuk po ndodh e njëjta gjë më shtimin e rrugëve apo zgjerimin e tyre, të paktën jo me ritmin sa po shtohen automjetet.

INSTAT-i raporton se sot në Shqipëri gjatësia e rrjetit rrugor është 3.606 km e klasifikuar sipas kategorive autostradë, rrugë interurbane apo urbane dhe rrugë lokale.

Por ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e rrugëve në vend janë dytësorë, ato zënë rreth 74,2% të gjatësisë së rrjetit rrugor, pra gati 3 të katërtat e të gjithë rrugëve.

Ndërkohë INSTAT-i raporton se qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore në qarkullim janë Gjirokastra me 2,2% dhe Kukësi me 2,3%.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.