PD, Açka: Ëndrrat e vajzave dhe djemve studentë të lëvizjes së vitit ‘90, u uzurpuan padrejtësisht nga të korruptuarit

dita e rinise
Partia Demokratike, në kujtim të 8 dhjetorit, organizoi të premten një bashkëbisedim të hapur me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe deputetëve demokratë.
Deputetja, Flutura Açka në një postim në rrjetet sociale, u shpreh me rastin e kësaj dite se “tani, 33 vite më pas, ne demokratët, por edhe shqiptarët e ndjeshëm me fatin e atdheut të tyre, më të drejtë pyesin se çfarë e korruptoi demokracinë shqiptare, se përse jemi ende shumë larg asaj pritshmërie që kishim ditën që é nisëm betejën për pluralizmin, pse Europa dhe standardet e saj duken si mish i huaj për ne?”.
Sipas saj, duhet një analizë e gjatë për ta shpjeguar këtë.
“Ëndrrat e vajzave dhe djemve studentë, dhe jo vetëm, të lëvizjes së vitit 1990, u uzurpuan padrejtësisht nga të korruptuarit, të shiturit, të dobëtit, servilët dhe kriminelët e veshur me pushtet, duke shmangur nga fusha politike ata që duhet ta çonin deri në fund misioni e tyre të lartë”, shkrun ajo.
Sipas saj, ka ardhur ora për një nisje e re, por tashmë me frymēn e përgjegjësisë për rolin e pazëvendëshueshëm të të rinjve.
“Rinia është aty, në na duhet ta mbështesim, ta besojmë, ta promovojmë dhe t’i japim vendin që i takon”, tha Açka.
