PD akuzon PS për propagandë zgjedhore, mosdakordësi edhe për kalendarin

Jorida Tabaku kritikoi

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare për periudhën 20 janar–7 shkurt 2025.

Debati u përqendrua kryesisht te shqetësimet e ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët akuzuan mazhorancën për shkelje të Kodit Zgjedhor në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Deputetja Jorida Tabaku kritikoi nismën për heqjen e taksave, duke argumentuar se miratimi i saj gjatë një viti zgjedhor është i ndaluar me ligj.

Propozimet e sjella në javët e fundit, përveçse në shkelje të Kodit, janë edhe propozime për pakicën. Grupi parlamentar i PD-së ka paraqitur 65 iniciativa ligjore, nga të cilat një pjesë kanë vite që flenë në parlament. Kemi propozuar dy të fundit edhe për skandalin e mikrokredive dhe mbrojtjen e konsumatorëve, ndërkohë që diskutohet propozimi i mazhorancës, i z. Klosi për të përjashtuar 10 vite nga taksat industrinë e turizmit, të hoteleve me 5 yje. Këto propozime janë për pakicën.

Detyrimet që ka Kuvendi i Shqipërisë lidhen së pari me Kodin Zgjedhor, me ndryshimet e OSBE-ODIHR-it. Është një rekord botëror, besoj, që për 12 vite Parlamenti nuk ka sjellë asnjë produkt për t’i akomoduar ato rekomandime” vjedhja dhe blerja e votës, ndikimi kriminal, sekreti i votës. Parlamenti po e mbyll sesionin përsëri pa i bërë ndryshimet e nevojshme,” u shpreh znj. Tabaku.

Në përgjigje, Partia Socialiste mbrojti qëndrimin se puna parlamentare dhe qeverisëse nuk duhet të ndalet, pavarësisht periudhës zgjedhore.

Mazhoranca theksoi se është e angazhuar për respektimin e të gjitha parashikimeve të Kodit Zgjedhor, por vuri në dukje se çdo nismë që ka hyrë në procedurë parlamentare do të trajtohet me prioritet, në përputhje me interesat e qytetarëve dhe funksionimin normal të institucioneve.

Përplasjet në Konferencën e Kryetarëve e shtynë miratimin e kalendarit parlamentar, i cili do të kalojë për votim në seancën plenare të ardhshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.