PD akuzon Ramën se ndryshoi ligjet për t’i kaluar 22,4 ha tokë të afërmve në Vuno

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tjetërsim të pronave në fshatin Vuno të Himarës.

Në një deklaratë nga selia blu, Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, publikoi një dokument nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas të cilit 22,4 hektarë tokë i kanë kaluar trashëgimtarëve të afërm me kreun e qeverisë.

Sipërfaqja e tokës, sipas demokratëve, përllogaritet të ketë një vlerë rreth 30 milionë euro dhe për të realizuar regjistrimin e saj, z. Kaso akuzoi edhe ish-kreun e Kadastrës, Artan Lame.

Sipas demokratëve, aplikimi për ta regjistruar pronën ka nisur që në 2017-ën,duke përfituar nga mungesa e hartave të sakta dhe dokumentacionit të plotë mbi pronën.

Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:

• Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.

• Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht,” deklaroi z. Kaso.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.