PD arrin koalicion me 25 parti politike, regjistrohet në KQZ nën logon “PD-ASHM”

PD arrin koalicion

Partia Demokratike ka arritur koalicion me aleatët, nën logon “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit “PD-ASHM” është depotizuar në KQZ pak minuta para mbylljes së afatit zyrtar, ndërsa në përbërje të tij janë 26 parti.

Pjesë e koalicionit për zgjedhjet e 11 majit është edhe PDIU me Kryetar Shpëtim Idrizin.

Në kërkesën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nënvizohen disa prej qëllimeve të formimit të këtij koalicioni, në thelb te të cilave është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit dhe largimi i qeverisë “Rama”.

Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e Koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcaktuar nga KQZ për këto zgjedhje.

Në listën shumëcmërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti.

Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.

Partitë përbërëse të koalicionit janë:

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.
  2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
  3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
  4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
  5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
  6. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
  7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
  8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
  9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.
  10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
  11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
  12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
  13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
  14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
  15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
  16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
  17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.
  18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
  19. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
  20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
  21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
  22. Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
  23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
  24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
  25. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
  26. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

Qëllimet e koalicionit

  • Fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe formimin e një maxhorance të re qeverisëse;
  • Zbatimin e ligjit dhe parimeve demokratike në institucionet e vendit duke zbatuar Kushtetutën dhe gjithë korpusin e ligjeve;
  • Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian si prioritet madhor kombëtar;
  • Ndalimin e shpopullimit të vendit dhe mbështetje për familjen shqiptare dhe vlerat e saj;
  • Luften pa kompromis me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit;
  • Rritjen e pagave dhe pensioneve;
  • Uljen e kostos së jetesës së qytetarëve dhe rritjen e mirëqënies së tyre;
  • Çlirimin e ekonomisë dhe pronës publike nga uzurpimi i klaneve dhe oligarkisë, si faktor i rëndësishëm i paqes, sigurisë dhe zhvillimit në rajon;

Programi i përbashkët i koalicionit

Çdo parti angazhohet që të respektojë dhe zbatojë marrëveshjen e koalicionit dhe të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Angazhimet dhe detyrat e palëve përcaktohen qartë në këtë marrëveshje si dhe ato dypalëshe. Çdo Parti do të ketë një përfaqësim proporcional në përgjegjësitë për zbatimin e Programit të Përbashkët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.