PD, Basha: S’ka më alibi, Komisioni për Reformën Zgjedhore të mblidhet këtë javë

PD Basha

PD Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi të hënën pas mbylljes së seancës parlamentare që, këtë javë, të nisë puna në komisionin bipartizan për Reformën Zgjedhore.

Basha, në një prononcim për mediet tha se interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politik, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës, që pamundëson zërin e opozitës, pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është dhe funksioni kryesor i parlamentit.

Kreu i PD-së i bëri thirrje Presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të kthejë mbrapsht ndryshimet e ligjit për komisionet hetimore si dhe të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores së Kuvendit.

Në lidhje me Komisionin e Reformës Zgjedhore Basha tha se në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, është arritur të hidhet një hap i parë modest sa i takon, sipas tij, “prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes reformës zgjedhore dhe të paktën për momentin, duket se në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Shqipërisë, PD si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës, ia ka dalë që të bindë palën tjetër për të nisur punën në komisionin bipartizan në Reformën Zgjedhore”.

“Dua të falënderoj SHBA, BE, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar, jo thjesht opozitën, PD-në në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm, që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe njëherë procesin e reformës zgjedhore”, tha Basha.

PD, sipas tij, këmbëngul që puna në Komision të jetë publike.

“PD këmbëngul që i gjithë debati për Reformën Zgjedhore të bëhet publik, por është në interesin publik që ky debat të mos vonohet më. Ka muaj që qeveria me alibi të ndryshme i ka ikur përgjegjësisë për të mbledhur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shpresoj që dhe me këmbënguljen e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA, Britani e Madhe, BE, këtyre alibive t’i vijë fundi dhe Komisioni të mblidhet këtë javë”, theksoi Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.