PD, Basha tur takimesh në Qarkun e Lezhës: Politikë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një tur takimesh në Qarkun e Lezhës, ku po takon qytetarë, sipërmarrës etj. Në një takim me një grup grash lezhjane, Basha, sipas një postimi në Facebook, është shprehur se fjalët nuk i mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.

“Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë. Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria. Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri.”, ka deklaruar Basha.

Shëngjin, Basha: Politikë në shërbim të qytetarëve

Kreu i PD-së ka zhvilluar një tur takimesh edhe në Shëngjinin, ku ka biseduar me qytetarë dhe sipërmarrës për zgjidhjet që nevojiten për ta zhvilluar edhe më tej këtë zonë, duke vlerësuar punën e ndershme të njerëzve që me mundin e tyre e kanë kthyer Shëngjinin në një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

“Ne besojmë se një politikë në shërbim të qytetarëve ka për detyrë të ulë taksat dhe tarifat, të subvencioniojë sektorët e peshkimit dhe bujqësisë, të ulë çmimin e karburanteve, për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit të kësaj zone të bekuar.”, ka theksuar Basha në fjalën e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.