PD, Çollaku: Berisha, Bardhi dhe Rama, bashkëpunuan për të rrëzuar kërkesën për interpelancë me kryeministrin

Rrëzimi nga Konferenca e Kryetarëve e një kërkese të PD-së për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me marrjen nën kontroll të veriut të Mitrovicës nga KFOR-i, ka bërë që nënkryetari i demokratëve, Kreshnik Çollaku, të akuzojë për bashkëpunim “Rithemelimin” dhe PS-në.

Sipas Çollakut, rrëzimi i kërkesës për interpelancë është bërë falë një bashkëpunimi 3 palësh mes ish-kryeministrit, Sali Berisha, Gazment Bardhit dhe Edi Ramës.

“Sot, vetëm pas faktit, jam njohur në mënyrë të çuditshme me një ngjarje surprizë që do ta vlerësoj negative, ngjarje e paprecedentë në çdo lloj praktike parlamentare dhe komunikimi të të drejtës së deputetëve, përfaqësuesve në parlament për të kërkuar sqarime nga qeveria dhe nga kryeministri i vendit. Jam njohur me një vendim të kryesisë së kryetarëve, një vendim i cili është marrë me dyer të mbyllura dhe në mungesë transparence të plotë. Përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëmordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama, të cilën unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike kam depozituar pardje (të hënën), për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, për një qëndrim që tejkalon gafën politike, divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj.”, deklaroi Çollaku.

Sipas nënkryetarit të PD-së, thelbi i interpelancës që i ka kërkuar kryeministrit ka qenë kërkesa që KFOR të marrë nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës.

Çollaku pretendon se shqetësues është fakti se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç.

“Ky është thelbi që unë doja të kërkoja dhe do vazhdoj të kërkoj nga kryeministri Rama në Parlament. Çudia është se si në mënyrë të koordinuar përfaqësues të dy subjekteve, Rithemelimit drejtuar nga zoti Berisha në Konferencën e Kryetarëve dhe përfaqësues të Edi Ramës, përfaqësues të PS në Konferencën e Kryetarëve bashkëkoordinojnë dhe dakordësojnë që të rrëzohet mundësia e marrjes në pyetje të kryeministrit shqiptar për këtë çështje ekstremalisht sensitive për Kosovën dhe për interesin Kombëtar të shqiptarëve, patjetër për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.”, deklaron Çollaku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

12 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

12 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

12 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

12 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

14 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

15 hours ago

This website uses cookies.