Lajme

PD-DE, Basha: Korrupsioni u ka kushtuar shqiptarëve më shumë se 10 miliardë euro

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale deklaroi se korrupsioni ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe duke larguar të rinjtë nga vendi.

Sipas tij, shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv në qeverisje.

“Korrupsioni është një nga plagët më të mëdha që ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, ka shkatërruar besimin e qytetarëve te institucionet dhe ka larguar nga vendi më të mirët e brezit të ri. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes”, tha Basha.

Kreu i PD-DE-së, shprehet se partia që ai drejton kanë një plan konkret për të luftuar korrupsionin, përfshirë krijimin e Njësisë së Zbulimit të Pasurive të Vjedhura.

Sipas tij themelimi i Gjykatës së Kontrollit të Shtetit, rishikimin e kontratave korruptive dhe heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë.

“Programi i Demokratëve Euroatlantikë sjell një qasje të qartë dhe konkrete për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar mirëqeverisjen që shqiptarët meritojnë: Themelojmë Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar dhe kthyer në arkën publike çdo pasuri të grabitur nga shqiptarët; Krijojmë Gjykatën e Kontrollit të Shtetit, duke i dhënë Kontrollit të Lartë të Shtetit fuqi ekzekutive për të zbatuar menjëherë vendimet dhe për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike; Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë; Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anullimi i çdo kontratë korruptive; Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abuzive; Rishikimi i kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e operatorëve off-shore në tendera dhe koncesione”, thekson Basha.

Sipas tij, çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit Anti-Mafia; Heqim imunitetin e deputetëve dhe çdo zyrtari të lartë, duke i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të pandikuar nga SPAK për çdo akt korrupsioni.

“Zbatojmë Vetting-un për politikanët, për të pastruar politikën nga individët që kanë abuzuar me pushtetin e tyre; Forcojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin me SPAK dhe GJKKO, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin; Rishikim i Kodit Penal për ashpërsim të masave për të gjitha veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv”, premton Basha.

Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit do të sjellë më shumë investime, punësim dhe shërbime cilësore për qytetarët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…

27 minutes ago

Shpikës të shkëlqyer që u vranë nga krijimet e tyre

Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…

30 minutes ago

E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…

33 minutes ago

Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…

36 minutes ago

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…

38 minutes ago

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

2 hours ago

This website uses cookies.