Lajme

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat që serviren nga partia në pushtet!

Jo rastësisht jam këtu, përpara kësaj godine, deri dje institucion i banorëve të Shkodrës, sot një skenë krimi zgjedhor, me drejtues shumë shpejt të pandehur në SPAK dhe me kandidatë  për SPAK.

Fatkeqësisht secili prej nesh e di që ajo çfarë propagandohet është shumë larg realitetit që përjetojnë çdo ditë të rinjtë shkodranë.

Në bazë të monitorimit të buxhetit për vitin 2024 për start up-et, nga 56 milion lekë të vjetra janë disbursuar vetëm 7 mln në skemën e granteve!

Bashkia Shkoder, e kthyer në vatër neopotizmi që zgjedh të tërheqë pas vetës të rinj me precedent penal apo ushtarë partie, si të vetmit përfitues të grantit ka kriter për disbursim të qenit patronazhist dhe jo të kesh ide inovatore.

Qarqet më të varfëra Shkodra, Lezha dhe Kukësi së bashku kanë më pak se 5 mln euro investime në 12 vite!

Ndonëse janë përdorur mbi 55 miliard lekë buxhete të cilat kanë shkuar vetëm në xhepat e politikës dhe oligarkëve.

 Në dekadën e fundit janë larguar nga Shkodra 32000 qytetarë, ku, nga statistikat, rezulton se 70% janë të rinj!

Me një emigrim masiv, i cili tregon qartë dështimin e çdo politike për t’i mbajtur këtu, duke lënë bosh shkollat, duke prishur strukturën sociale, e cila zhbën identitetin dhe familjen si shtyllë e kombit.

Në Shkodër nuk ka një program të suksesshëm për mbështetjen e ideve të të rinjve, nuk ka transparencë, nuk ka strategji të mirfilltë për teknologjinë, inovacionin dhe nxitjen e të rinjve për të qëndruar në Shkodër. Ka vetëm premtime të vjetra me dështime të reja. Sfidoj cdo të ri të tregojë cfarë përmban program i PS për fëmijët, të rinjt, studentët apo ciftet e reja? Në cilën pikë të programit flitet për të rinjt, përvec muzikës në sfond që u vihët në cdo takim elektoral ku ata duhet të kërcejnë sipas ritmit të udhëheqësve.

Brezi jone dhe rinia jone ka barren per t’i kthyer ketij vendi madheshtine qe i takon, te zgjoje ndergjegjen civile nga agonia dhe te transformoje kercenimet e se tashmes ne shanset e se nesermes.

Vota e 11 majit është votë për ju, për vendin, për Shkodren Madhështore.

Të rinjtë e Shkodrës meritojnë më shumë se tallava dhe propagandë. Meritojnë mundësi, dinjitet dhe një të ardhme këtu, në vendin e tyre. Ta kthejmë Shkodrën shtepinë tonë, dhe shtëpinë ta pastrojmë.

Blerti Delija

Recent Posts

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

39 minutes ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

40 minutes ago

Sterkaj vazhdon fushatën elektorale – Kandidati socialist takime në Sterbeq, Flakë, Kamicë, Jubicë dhe Kaldrun

Unë vij sot jo vetëm si pjesë e një sigle politike, por mbi të gjitha…

43 minutes ago

Spahia: 11 maji, fund diskriminimit të veriut  /  “Programi i PD-së me fokus zgjidhjen e problematikave jetike për qytetarët”

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, por banorët e njësisë administrative Rrethina përballen me…

45 minutes ago

Shiroka, simbolikë e transformimit – Drejtuesi politik Beci, kandidatët Bilali, Çela dhe Bejleri në zonën turistike

Shiroka është një nga simbolikat e transforimimit të Shkodrës.  Ky ka qënë mesazhi që kanë…

47 minutes ago

“Gjurmë të Postës…” promovohet në Ulqin – Libri i autorit Fadil Smajlaj “thyen” edhe kufijtë konvencionalë mes shqiptarëve

Libri "Gjurmë të Postës në trojet Shqiptare 1800-1944", i autorit Fadil Smajlaj është promovuar edhe…

56 minutes ago