Partia Demokratike po kalon kohë të vështira në opozitë, sipas pedagoges Jonila Godole, dhe kjo për arsye të brendshme dhe prej besueshmërisë së ulët që përcjell.
Znj. Godole deklaroi për emisionin “Ekspres” në RTSH se ka edhe shkaqe historike që shpjegojnë gjendjen e opozitarizmit në vend.
“Është një situatë me probleme të shumëfishta. Për fat të keq është një gjendje që ka kohë ku gjendet. Një pjesë e kësaj situate e shkaktuar prej problematikave që ka brenda vetes dhe s’ka ditur t’i zgjidhe, por edhe mënyra si është trajtuar opozita nga qeveria.
Është e pafalshme në një vend demokratik. Qeveria është si një bishë në parim. Në vendet demokratike është bishë e zbutur, sepse pushtetet janë të ndara dhe secili kontrollon tjetrin që bisha të mos marrë më shumë se ç’duhet. Në historinë e shtetit tonë, bisha merr gjithçka dhe nuk lë të kontrollohet nga asnjë pushtet tjetër. Opozita duhet të ishte aty si zëri qytetar për të mos e lënë qeverinë të akumulojë kaq shumë pushtet,” u shpreh znj. Godole.
Për znj. Godole, PD-ja ka humbur disa shanse për t’u sjellë ndryshe në vitet e fundit.
“PD-ja në gjendjen që është tani, e fragmentuar në disa copa, nuk dihet më se kush është. Kishte shansin historik të kthehej në një parti të djathtë, por e humbi. Në zgjedhjet e fundit lokale prapë e humbi shansin të bëjë një reflektim, për të sjellë një lidership të ri dhe modern. Tani për mendimin tim nuk i ofron asgjë më qytetarëve siç është.
Kemi një mungesë besueshmërie te PD-ja. Nuk ka besueshmëri te qytetarët, te opinioni apo institucionet ndërkombëtare, sepse janë të njëjtë njerëz të përfolur për korrupsion, tani edhe me dyshime nga SPAK-u dhe Prokuroria për përfshirje indirekte në këto vepra,” tha znj. Godole.
Ndërkohë lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tani gjendet nën akuzë nga institucionet e drejtësisë. Ai nuk i ka pranuar akuzat për korrupsion të ngritura nga SPAK-u dhe as nuk do të paraqitet personalisht për t’u shpjeguar për to.
“Mesazhi që një ish-president, ish-kryeministër jep është se ‘drejtësia duhet të funksionojë për të tjerët, por kur bëhet fjalë për mua, unë jam i paprekshëm’. Ky nuk është mesazh pozitiv. Se çfarë do të sjellin hetimet, do të presim, por secili duhet të ishte aty për t’u përballur me drejtësinë kur ka dyshime,” u shpreh znj. Godole.
Sipas pedagoges Godole, Partia Demokratike duhet të krijojë besim në sytë e qytetarëve dhe të japë llogari për humbjet që i ka sjellë lidershipi i saj, figurat kryesore në këto tre dekada jetë.
“Fryma e përgjithshme është e tillë. Edhe z. [Lulzim] Basha nuk mban përgjegjësi për humbjet, as z. Berisha. Ngado që ta marrim, është një hipotekë e rëndë të cilën shpatullat e PD-së e kanë mbajtur në këto 30 vite, por nuk munden më. Ka humbur gjithë besueshmërinë, sepse lindi si një parti që solli demokracinë, që do të çonte në vend amanetin e të burgosurve politikë, atyre që u ekzekutuan në këtë vend, një parti e djathtë, e cila në thelb zbatoi me përpikëri ligjin 7.501 të Ramiz Alisë, por ishte z. Berisha që e ekzekutoi këtë ligj ashtu si duhej, që prona të mos shkonte kurrë te pronari, ishte po z. Berisha dhe PD-ja që i lanë të burgosurit politikë jo vetëm dyerve të institucioneve për të vërtetuar që kishin bërë burg apo internim, duke i lënë të digjeshin mu përpara kryeministrisë, ishte po ajo PD që la njerëzit të vriteshin njerëz në mes të Bulevardit, ishte edhe kur ndodhi Gërdeci. Ishte po kjo PD, po ky lidership edhe atëherë,” u shpreh ish-sekretarja e PD-së për të Përndjekurit Politikë.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.