PD e Berishës drejt mosnjohjes së zgjedhjeve vendore të 14 majitKreu u grupimi…
PD e Berishës drejt mosnjohjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit
Kreu u grupimit të rithemelimit në PD Sali Berisha ka mbledhur të premten pas dite Këshillin Kombëtar.
Sikurse njofton gazetarja e RTSH Anisa Kadesha, mbledhja do të miratojë rezolutën e hartuar në mbledhjen e kryesisë së nga kjo forcë politike pak ditë më parë.
Rezoluta përmban dhe një raport prej 600 faqesh lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë” ka dokumentuar, sikurse thotë, të gjitha shkeljet që provojnë manipulimin e këtyre zgjedhjeve.
Pas miratimit të kësaj rezolute Këshilli Kombëtar do të marri vendim për të mos njohur zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ky këshill pritet më pasi ti hapi rrugë analizës politike, analizë që do ti nënshtrohet gjithë struktura e PD-së. Pritet të mbahet edhe një kuvend, por ende nuk ka një kohë të fiksuar. Në të do të votëbesohet edhe lidershipi i kësaj force politike.