PD kërkoi verifikim të thelluar për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, KQZ: Do t’i dërgojmë të dhënat Prokurorisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e PD-së për verifikim të thelluar për kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Në mbledhjen e kësaj të enjte (11 korrik), kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se të dhënat do t’i dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme për verifikim të mëtejshëm.

Sipas PD-së, Marinaj nuk ka përfshirë në formularin e dekriminalizimit një hetim të kryer mbi të nga Gjykata në Firence të Italisë. Sipas tyre, Marinaj ka qenë në procedim për trafikim marijuane në të paktën 3 raste dhe është cilësuar nga autoritete italiane si organizatori i këtij trafiku droge.

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe reagoi duke hedhur poshtë akuzat, ndërsa i konsideroi si një “skenar të dobët frymëzuar nga ndonjë pasdritare”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.