Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e PD-së për verifikim të thelluar për kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Në mbledhjen e kësaj të enjte (11 korrik), kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se të dhënat do t’i dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme për verifikim të mëtejshëm.
Sipas PD-së, Marinaj nuk ka përfshirë në formularin e dekriminalizimit një hetim të kryer mbi të nga Gjykata në Firence të Italisë. Sipas tyre, Marinaj ka qenë në procedim për trafikim marijuane në të paktën 3 raste dhe është cilësuar nga autoritete italiane si organizatori i këtij trafiku droge.
Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe reagoi duke hedhur poshtë akuzat, ndërsa i konsideroi si një “skenar të dobët frymëzuar nga ndonjë pasdritare”.
FIFA ka ndryshuar sot rregulloren e transferimeve të lojtarëve duke i hapur rrugë kalimit të…
Nisur nga interesi publik dhe nevoja për transparencë mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të…
Edhe pse nga starti i Botërorit të Formulës 1 na ndajnë ende disa javë duket…
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar ndryshime në deklaratën e listëpagesës nga muaji janar. Në zbatim…
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një takim konsultativ mbi draftin e Planit të Ri Strategjik 2025-2030,…
Një kontingjent prej 49 emigrantësh, të cilët mbërritën në Portin e Shëngjinit të martën mëngjes,…
This website uses cookies.