PD kërkon përjashtimin e Braçes, Ndrecajt dhe Metajt: Penguan punën e komisionit hetimor
Kryetarja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi Albana Vokshi dhe anëtarët të opozitës kanë kërkuar përjashtimin nga aktiviteti parlamentar të 3 deputetëve të PS-së, Erion Braçe, Plarent Ndrecaj dhe Ilir Metajn.
Në kërkesën e firmosur nga 8 deputetë të Opozitës, drejtuar Klodilda Bushkës, kërkohet marrja e masave disiplinore dhe mbledhja e Sekretariatit të Etikës.
Shkresa mban datën 11 tetor, por PD thotë se kjo mbledhje duhej të zhvillohet brenda 48-orëve sipas ligjit, por që nuk ka ndodhur.
Në kërkesën e dërguar Sekretariatit të Etikës, PD argumenton rastet që sipas saj deputetët e mazhorancës kanë uzurpuar dhe penguar punën e komisionit hetimor.
Lidhur me Plarent Ndrecajn dhe Ilir Metajn, PD i ka akuzuar se kanë penguar punën e komisionit, ndërsa për deputetin Braçe, shkruan se “edhe pse jo anëtar i Komisionit, hyn pa leje, duke bërtitur e duke fyer e kërcënuar Kryetaren e Komisionit znj. Vokshi”.
“Me fillimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, vihet re një tentativë tjetër e deputetëve të maxhorancës në Komisioin Hetimor për të minuar dhe pamundësuar vijimin normal të Komisionit. Edhe pse ky Komision është kërkuar më forcë nga ana e opozitës parlamentare, nënkryetari i Komisionit z. Ndreca dhe deputetët e maxhorancës kanë ndërmarrë vendime të njëanshme, të padakortësuara, arrogante, të cilat kanë dëmtar rëndë ecurinë e punës së Komisionit Hetimor. Disa nga shkeljet nga ana e deputetëve të maxhorancës janë:
30 shtator 2024: Thirrja e mbledhjes së Komisionit pa dëshmitarë. Asnjë prej dëshmitarëve nuk kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Kërkesat e përsëritura nga ana e Kryetares së Komisionit dhe deputetëve të opozitës, nuk u morr parasysh. Nënkryetari z. Ndreca dhe Sekretari z. Xhoxhi, vijuan mbledhjen në mënyrë të njëanshme pa asnjë dëshmitar duke shkelur dakortësinë dhe konsensusin e arritur në Komision;
Me gjithë kërkesat e Kryetares së Komisionit zj. Vokshi për të nisur mbledhjen sipas ligjit dhe rregullores, nënkryetari i PS z, Ndreca urdhëroi vijimin e saj ne mënyrë të paligjshme. Znj Vokshi ka kërkua për më shumë se tre orë që mbledhja të kthehej në shinat e ligjshmërisë. Ndërkohë, z. Ndreca, z. Metaj kanë ushtruar dhunë verbale dhe psikologjike, kanë fyer, përcmuar, kërcënuar Kryetaren e Komisionit në mënyrë të përsëritur përgjatë gjithë mbledhjes së Komisionit.
Për ironi të fatit, asnjë nga zonjat deputete të PS në komision apo jashtë tij, nuk denjoi që të dënonte këtë dhunë verbale nga burrat deputetë të PS, e t’i dilnin në mbrojtje një kolegeje deputete: Gjatë mbledhjes, deputeti Erjon Brace, edhe pse jo anëtar i Komisionit, hyn pa leje, duke bërtitur e duke fyer e kërcënuar Kryetaren e Komisionit znj. Vokshi. Asnjë reagim nga deputetet apo deputetët e maxhorancës për këtë dhunë verbale dhe psikologjike ndaj Kryetares së Komisionit”, thuhet ndër të tjera në shkresën e PD.