Lajme

PD kushtëzon votën për diasporën, Bylykbashi: Të hiqet kufizimi për pasaportat

Partia Demokratike nuk do të votojë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, nëse mazhoranca nuk pranon që të votojnë të gjithë emigrantët ende të papajisur me dokumente biometrike të shtetit shqiptar.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në emisionin “Zëri i diasporës” në RTSH 24 theksoi se askush nuk ka të drejtë t’u heqë të drejtën e votës qindra mijëra shqiptarëve.

Sigurisht që kjo kushtëzon. Unë gjykoj që siç kemi pasur hapësira edhe në të shkuarën kemi ende ditë në dispozicion,” u shpreh z. Bylykbashi.

Zyrtari demokrat shpjegoi se teknikisht procesi është lehtësisht i realizueshëm.

Është programim teknik që ekspertët, të cilët punojnë sot me KQZ, thonë ‘po, mund të bëhet’. Hiqet kufizimi për të lexuar detajet vetëm për pasaportën shqiptare. Mund të bëhet një gamë vendesh të përcaktuara ose mund të lexohen të gjitha dokumentet biometrike. Pra, siç ndodh në Rinas, vendos pasaportën, kalon kufirin, pa thënë çfarë pasaporte ke. Mjafton që ajo të lexohet,” tha. z Bylykbashi.

Kujtojmë që Partia Socialiste ka depozituar në parlament disa amendamente, që afrojnë afatet për regjistrimin e kandidatëve për deputetë, që rregullojnë numërimin bipartizan të votës së diasporës dhe saktësojnë se posta për emigrantët do të paguhet nga shteti.

Ndërsa PD-ja ka depozituar në parlament disa amendamente, që parashikojnë se në 11 maj mund të votojnë të gjithë ata qytetarë që kanë dokumente të skaduara të identifikimit ose që nuk kanë asnjë dokument biometrik.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë 84 vota për të kaluar në parlament e nëse mazhoranca e opozita nuk gjejnë konsensus, asnjë prej këtyre amendamenteve nuk mund të miratohet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

3 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

3 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

3 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

5 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.