PD mbështet çdo protestë, Pampuri: Nuk mund të jemi përkrah atyre kanë përfituar leje ndërtimi dhe kulla
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka komentuar zhvillimet e politikës dhe situatën në të cilën ndodhet opozita.
E pranishme në emisionin “Ekspres” me moderatorin Nolian Lole, Pampuri deklaroi se, Kryetari i PD-së z. Lulzim Basha i është rikthyer sot çështjes së “Amnistisë Penale” sepse nga informacionet që ne disponojmë është mësuar se rreth 100 persona që akuzoheshin apo hetoheshin nga GJKKO-ja dhe SPAK për korrupsion janë liruar ose i është pushuar çështja.
“Rikthimi I vëmendjes te Amnistinë Penale nga z. Basha ka të bëjë me atë që ne e kemi quajtur një pazar politik të PS-së me Rithemelimin”.
Gjithashtu deputetja demokrate tha se ne jemi kudo dhe mbështesim çdo protestë që bëhet kundër kësaj qeverie por në protestën që zhvillohet nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë përballë Bashkisë së Tiranës nuk mund ta mbështesim , sepse sikurse u shpreh ajo, nuk mund të protestojmë përkrah atyre që kanë bashkëpunuar me Erjon Veliaj.
Kanë përfituar leje ndërtimi dhe kulla. Janë njerëz të cilët I kanë mbajtur anën Erion Veliaj. Më duket shumë njerëzore të jem pranë qytetarëve por është e padrejtë të jem në krah të atyre personazheve që përfitojnë çdo ditë nga drejtorë e kryetarit të Bashkisë”.
Për deputeten Pampuri, është bërë një amnisti ku media serioze, gazetarë investigimi kanë raportuar janë liruar rreth 100 zyrtar të cilët ishin nën hetim nga SPAK për korrupsion. Kjo fal kësaj amnistie penale.
“Ndaj ne kemi ngritur zërin dhe kemi denoncuar jo vetëm sot por dhe ditë më parë para se sa amnistia Penale të amnistohej. Ne në parim këtë amnisti e kemi votuar por pikërisht ne ishim kundër për këto pikat ku I referohej lirimit apo lehtësira për dënimin e zyrtarëve të korruptuar”.
Në informacionet që ne disponojmë apo raportimi I mediave seriozë, vijon denoncimin deputetja Pampuri, janë liruar ose i është ndërprerë hetimi për 100 zyrtar të cilët ishin në gjykim nga GJKKO dhe SPAK.
Në këmbimi të kësaj vote për “Amnistinë Penale” tha Pampuri, Rithemelimi po atë ditë bëri kërkesë dhe për rikthimin e të gjithë deputetëve të përjashtuar nga Grupi Parlamentar.
“Nuk është Lindita Nikolla që vendos sepse nuk vendos ajo kush kthehet në grupin parlamentar ose jo, nuk vendos znj. Nikolla për çështje të brendshme të statutit të PD. Këto sjellje të Nikollës dëshmojmë për një marrëveshje mes tyre. Të dyja grupet PS-ja dhe Rithemelimi janë në hallë të madh. Rama nga probleme me ish-deputetët, ministrat, zv. kryeministrin , drejtorë të cilët hyjnë dhe dalin në SPAK si në shtëpinë e vetë dhe vetë Rithemelimi ka problem përballë SPAK”.
E pyetur për protestat e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë përballë Bashkisë së Tiranës, deputetja Pampuri u deklarua se, “ Jemi në çdo lloji proteste që bëhet për të drejtat e qytetarëve.
“Pa diskutim që jemi për te protestuar por nuk mund të protestojmë kur në atë protestë kanë bashkëpunuar me Erjon Veliaj. Kanë përfituar leje ndërtimi dhe kulla. Janë njerëz të cilët I kanë mbajtur anën Erion Veliaj. Më duket shumë njerëzore të jem pranë qytetarëve por është e padrejtë të jem në krah të atyre personazheve që përfitojnë çdo ditë nga drejtorë e kryetarit të Bashkisë”.
Politika duhet të pastrohet nga të korruptuarit. Kjo është A-ja dhe Zh-ja. SPAK duhet ta bëjë këtë por patjetër do duhet të mbështetet nga politika. PD-ja është pro punës që bënë SPAK dhe jemi në mbështetje të çdo nisme që ata ndërmarrin.