PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë takimit me kryesinë e partisë, Berisha e quajti vendimmarrjen thelbësore për PD-në dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, që bë bashkë rreth 25 parti.

Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore.

Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare. Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin, sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite”, u shpreh Berisha.

Për kryedemokratin, një nga risitë e mëdha në këto 34 vite është bashkëpunimi me Chris LaCivita, strategun e fushatës elektorale të PD-së.

Në këtë kuadër, ajo që përbën dhe risinë më të madhe 34-vjeçare të betejave të PD është dhe bashkëpunimi i vendosur me kryestrategun e fitores elektorale më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, bashkëkryemagjistarin e fitores të presidentit Donald Trump, i cili mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.

Dhe kjo siç jeni dëshmitarë ju, e ka tmerruar kundërshtarin tonë në mënyrë të papërmbajtur,” tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.