Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë takimit me kryesinë e partisë, Berisha e quajti vendimmarrjen thelbësore për PD-në dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, që bë bashkë rreth 25 parti.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore.
Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare. Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin, sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite”, u shpreh Berisha.
Për kryedemokratin, një nga risitë e mëdha në këto 34 vite është bashkëpunimi me Chris LaCivita, strategun e fushatës elektorale të PD-së.
“Në këtë kuadër, ajo që përbën dhe risinë më të madhe 34-vjeçare të betejave të PD është dhe bashkëpunimi i vendosur me kryestrategun e fitores elektorale më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, bashkëkryemagjistarin e fitores të presidentit Donald Trump, i cili mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.
Dhe kjo siç jeni dëshmitarë ju, e ka tmerruar kundërshtarin tonë në mënyrë të papërmbajtur,” tha Berisha.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndajë proceset…
Në intervistën e saj të hollësishme me gazetën Corriere della Sera, kryeministrja italiane Giorgia Meloni…
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pavarësisht pranisë së 110 deputetëve…
Eni Vasili është e para grua në historinë e Radio Televizionit Publik Shqiptar që do të…
Televizioni Shqiptar feston sot 65-vjetorin e nisjes së transmetimeve, duke shënuar një prej gurëve kilometrikë…
Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…
This website uses cookies.