PD përkujton 77 vjetorin e kryengritjes/ Spahia: Kryengritja reflektim edhe për situatën sot
Më pas kurora me lule u vendosën edhe nga përfaqësues të partisë demokratike dhe shoqatës antikomuniste Postrriba. Ish kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se lëvizja e Postribës duhet të jetë një reflektim për të rrëzuar në ditën e sotme qeverinë e bijve komunistë…Kreu i ish të përndjekurve politik në Shkodër Zenel Drangu u shpreh i zhgënjyer me të gjitha partitë politike pasi sipas tij asnjëra nuk ka bërë asgjë për gjetjen e trupave të pushkatuar gjatë komunizmit.Lëvizja e Postribës nisi më 7 shtator 1946 por u shtyp shpejt nga regjimi komunist. Nga bilanci i asaj ngjarje u arrestuan rreth 200 persona prej të cilëve, 33 u pushkatuan pa gjyq, 5 me procese gjyqësore,. Pas viteve ’90 kryengritja e Postribës është përkujtuar për çdo vit.