PD përkujton Ditën e Flamurit/Deputetë, të zgjedhur vendorë dhe drejtues lokalë vendosin kurora tek shtatorja e Luigj Gurakuqit
Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të simbolit tonë kombëtar, Partia Demokratike Shkodër ka preferuar që ditën e Pavarësisë ta festojë duke bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule tek shtatorja e Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit.
Të pranishëm ishin deputetë të PD- së, përfaqësues të zgjedhur në qeverisjen vendore, drejtues të këtij subjekti politik. Mesazhi në këtë event, ka ardhur nga Emilia Koliqi, deputete e Shkodrës.
Prej shumë vitesh tashmë, as festat e 28- 29 Nëntorit nuk bashkojnë në një kremtim të vetëm klasën politike shqiptare. Ata vazhdojnë të festojnë të ndarë, pavarësisht peshës historike dhe përfshirjes në Kushtetutë të këtyre dy ditëve si festa komtëtare.