basha 21
Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar Reformën Zgjedhore këtë të enjte ( 21 shtator) , ndryshime të cilat do t’i paraqesë në Kuvend për miratim.
Për Bashën, Vetingu në politikë është shumë i domosdoshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin të cilët sipas tij po shkatërrojnë vendin tonë.
“Të bashkohemi në një reformë zgjedhore që jep një demokraci të standardit evropian. Nisim me listat e hapura me të zgjedhur pa sekser në mes, ku do të garantojnë përfaqësimin e Shqipërisë nga një person që e kanë zgjedhur vetë. Faktori kryesor që rrezikon sot Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndaj është i domosdoshëm Vettingu”, tha Basha
Basha sugjeron që në zhgjedhjet e ardhshme duhet të garantohen votim dhe numërim elektronik, të zhduket herësi si dhe tu jepet e drejta për të votuar emigrantëve.
“Votimi elektronik është një mundësi për të shmangur abuzivizmin që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja për regjistrin e emigrantëve që u dha si detyrë për të evidentuar qartësisht se ku ata ndodhen rezultoi një tjetër grykë shishe për të pamundësuar votimin e tyre. Emigrantët shqiptarët jashtë vendit të votojnë, të kenë zërin e vetë”, tha Basha
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftinia e Shkodrës ka organizuar një veprimtari…
Spektakli i orëve të fundit të Karnavaleve të Shkodrës nisi që të shtunën në darkë…
Galeria “Oda” në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e parë të vitit. “Klithma në heshtje”…
Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia ulën siparin e javës së 26-të të kampionatit…
Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të…
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pritet të mbërrijë në vendin…
This website uses cookies.