Lajme

PD proteston në Strasburg: “Ndërkombëtarët të surprizuar nga të vërtetat tona”

30 deputetë të Partisë Demokratike mbajtën të mërkurën (23 tetor) një manifestim sensibilizues përpara Parlamentit Europian.

Me pankartat “Ndal përndjekjes politike të opozitës”, “Lironi deputetin Salianji” dhe “Edi Rama = narkoshteti”, pjesëtarët e grupit parlamentar opozitar deklaruan se në Strasburg u kanë treguar kolegëve ndërkombëtarë realitetin që qeveria shqiptare ua fsheh atyre.

Deputetja Dhurata Çupi sqaroi për RTSH-në se takimet zyrtare nisën që të martën në mbrëmje dhe mesazhi i tyre është pritur pozitivisht.

Ky është një manifest ndërgjegjësimi për partnerët tanë ndërkombëtarë. Është rasti i parë dhe deklaroj se kjo formë proteste e Grupit Parlamentar opozitar të PD-së është pritur mirë nga opinioni publik dhe partnerët tanë.

Nga takimi i mbrëmshëm na u deklarua se ishin të surprizuar nga të dhënat e opozitës lidhur me atë që ndodh në Shqipëri. Ndërkombëtarët kanë takuar vetëm mazhorancën dhe nuk u është thënë e vërteta. Ata kthehen në vendet e tyre pa e njohur realitetin, sepse janë penguar të takojnë opozitën.

Me këtë manifestim sensibilizimi ndërkombëtarët janë njohur me të vërtetat në Shqipëri, ku s’ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo standarde zgjedhore,” tha znj. Çupi.

Vetëm disa muaj e ndajnë Shqipërinë nga zgjedhjet e përgjithshme.

Ne futemi në to në kushte totalisht të pabarabarta. Kryeministri është në fushatë të përditshme elektorale, ndërsa nga ana tjetër kemi liderët kryesorë e opozitës ose me masa arresti, ose të burgosur. Kjo është fushatë e padrejtë!” shtoi deputetja demokrate.

Manifestimi i opozitës në Strasburg nisi në mesditë. Deputetët pjesëmarrës u ndanë në dy grupe, nga të cilët u zhvilluan takime me disa eurodeputetë.

Një ditë më parë, kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi se takimet në Parlamentin Europian kanë për qëllim “informimin e plotë mbi situatën në Shqipëri” dhe synimet e qeverisë “për të asgjësuar opozitën”.

Deputetja Hoti: Bandat dhe krimi i organizuar kanë deformuar vullnetin e qytetarëve 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH 24, deputetja Elda Hoti teksa mbante pankartën ku shkruhej “Lironi deputetin Salianji”, tha se “Shqipëria drejtohet nga një qeveri që e ka marrë peng vendin”. 

Sikurse u pa nga zbardhja e përgjimeve të SKY, janë banditët dhe krimi i organizuar, që vendosin se kush do të bëhet deputet, se kush do të drejtojë institucionet. Janë këto banda dhe krimi i organizuar, të cilët kanë deformuar vullnetin e qytetarëve dhe kanë marrë peng Shqipërinë.

Ndaj“, tha ajo, “ne jemi këtu për të treguar situatën ku kryeministri Rama po e çon Shqipërinë. Ne jemi në një mosbindje civile dhe ky është hapi i radhës që ne ndërmorëm, sepse propaganda që ka bërë Rama me faktorin ndërkombëtar ka qenë të paraqesë një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri sikur kemi një demokraci funksionale.

Nuk mund të flasim për demokraci kur prej një viti kemi liderin e opozitës të burgosur politik, pa asnjë fakt dhe provë. A mund ë themi që ka demokraci në vend kur kolegu ynë është në burg. Ervin Saliani është i burgosur politik I cili denoncoi krimin e organizuar. A mund të themi që kemi demokraci funksionale kur arrestohet në mest të ditës në atë mënyrën ish-Presidenti I Shqipërisë , z. Ilir Meta sikur të ishte një bandit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

19 minutes ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

42 minutes ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

45 minutes ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

49 minutes ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

53 minutes ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

57 minutes ago

This website uses cookies.