PD Shkodër: Presione mbi administratën – Zgjedhjet e 11 majit, kryetarja Eliona Shkreli i bën thirrje të denoncojnë shantazhet
Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar në një konferencë për shtyp, presionet që sipas saj, po i bëhen në kuadër të procesit zgjedhor të 11 maj 2025.
Kryetarja Shkreli i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë, teksa sipas saj, kemi të bëjmë me një krim zgjedhor.
Shkreli i ka bërë thirrje punonjësve të administratës që të denoncojnë çdo shantazh dhe presion që bëhet ndaj tyre.