PD: Shqipëria nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur politikë

Ndërsa në adresë të autoriteteve shtetërore shqiptare kanë mbërritur përshëndetjet e para lidhur me hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Partia Demokratike ka shprehur rezervat e saj. 

Ilda Zhulali, drejtuese e departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, ka deklaruar se Shqipëria “i nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur politikë”.

Shqipëria nis negociatat si vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, as si Kosova, as si Maqedonia. Shqipëria nis negociatat si vend që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e partisë më të madhe opozitare në vend. Nisim negociatat me krimin, drogën dhe korrupsionin në nivele kolumbiane,” tha zonja Zhulali.

Në vlerësimin e zyrtares së lartë të opozitës, Shqipëria nis negociatat “me 148 mijë familje, që do të duhen të presin 15 vjet përpara se të marrin vendimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare. Me fondet e bujqësisë, të akorduara po nga BE, të pezulluara nga BE për shkak të vjedhjes së tyre nga zyrtarët e Ramës. Me skemat grabitqare të pasurive publike përmes PPP dhe koncesioneve. Më numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE.

Lidhur me çeljen e negociatave ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha.

E përshëndes çeljen e kapitujve, por përveç atij gjeostrategjik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për t’u ulur në tavolinën e negociatave,” tha ai në një deklaratë për shtypin nga banesa e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.