PD: Shqiptarët po varfërohet nga korrupsioni në qeveri

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina dhe inxhinieri Azmer Duleviç, tha se politikat e qeverisë e kanë thelluar nivelin e varfërisë në vend.

Në një konferencë për shtyp ajo tha se,  Shqipëria është e para në Europë sa i takon rrezikut të popullsisë nga varfëria, ku përfshihet 43% e popullit. Ajo tha se shkak për këtë është bërë korrupsioni në pushtet.

“Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave kryeson Europën për përqindjen…gati gjysma e popullsisë së saj 43% është e rrezikuar nga varfëria. Rreth 67% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, situatë kjo që rrit nivelin e rrezikuar të varfërisë (Eurostat). Korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve.

Ndërsa inxhinieri Azmer Duleviç tha se qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë ngrohje gjatë dimrit, nuk kanë pasur asnjë subvencion apo mbështetje nga qeveria.

“Jemi në Dimër dhe jo të gjithë qytetarët kanë mundësi për të siguruar ngrohjen. Jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë ekonomike të ngrohin të gjithë banesën! Mbështetja nga qeveria është zero gjithashtu subvencionet për energjinë elektrike mungojnë dhe janë qesharake. Për këtë arsye dhe INSTAT në shifrat e fundit tregon që qytetarët përdorin lëndën drusore pothuajse në mënyrë të barabartë me energjinë elektrike. Sipas INSTAT qarqet që përdorin më shumë lëndën drusore për ngrohje janë Dibra dhe Kukësi por e vërteta është që banorët e këtyre zonave kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike për shkak të difekteve dhe rrjetit të amortizuar ku linjat e shpërndarjes 04 Kv kanë mbi 35 vite pa u ndërruar. Kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët 648 lekë në muaj është qesharak dhe i pamundur për tu përfituar nga burokracitë e shumta”- tha Duleviç.

Në përfundim të fjalës së tij ai tha se në programin e PD-së, përfshihet subvencionimi real i energjisë për pensionistët dhe për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

2 days ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

2 days ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

2 days ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

2 days ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

2 days ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

2 days ago

This website uses cookies.