Lajme

PD, Tabaku: Qeveria duhet tu kthejë paratë  profesionistëve të lirë, të  grumbulluara nga Drejtoria e Tatimeve

Në seancën parlamentare të së enjtes është zhvilluar një debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj. Temë debati ka qenë çështja e profesioneve të lira.

Tabaku, gjatë fjalës së saj, ngriti sërish çështjen e profesionistëve të lirë, të cilët kanë paguar një taksë që tashmë është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetja e PD-së debatoi për shumën e parave të  grumbulluara nga Drejtoria e Tatimeve tek 10 mijë profesionistë të lirë.

Sipas saj, janë mbledhur rreth 10 milionë euro nga 10 mijë profesionistë të lirë, ndërsa Ministri i Financave, sipas saj, “ka raportuar një shifër prej 5 milionë eurosh”.

“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese e shpalli këtë taksë si antikushtetuese. Ajo është ende në fuqi. Sot, dje dhe nesër, mbetet i njëjti – taksa ishte dhe është antikushtetuese. Pavarësisht nëse profesionistët e lirë e kanë paguar apo jo, këto para duhet t’u kthehen, ” deklaroi Tabaku gjatë fjalës së saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

5 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

6 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

6 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

6 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

17 hours ago

This website uses cookies.