PD, Tabaku: Qeveria, propagandë boshe me rritjen minimale të pensioneve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar kritike situatën e pensionistëve në Shqipëri. Ajo kritikon ashpër qeverinë për përpjekjet e saj të pamjaftueshme dhe të përkohshme, duke i trajtuar pensionistët si objekt propagande dhe duke u mjaftuar vetëm me foto e takime të radhës.

Deputetja e PD-së Tabaku thekson se pensionistët shqiptarë marrin vetëm dyzet për qind të të ardhurave mesatare që pensionistët në vendet e Bashkimit Evropian përfitojnë, ndërsa qeveria pretendon rritje të cilat arrijnë maksimumi njëzet lekë në ditë.

“Kujtojnë se mjafton të shfaqen në publik me buzëqeshje dhe me rritje simbolike për të mbuluar krizën ku pensionistët janë lënë,” shprehet Tabaku.

Ajo e cilësoi si të papranueshme që, ndërkohë që qeveria pretendon se ka mbledhur më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore, këto fonde shkojnë për interesat e pakicës së privilegjuar, për ata që dominojnë sektorët e tenderëve dhe koncesioneve.

“Pensionistët që përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit, janë thjesht vegla propagandistike për këtë qeveri”, vijoi Tabaku, duke theksuar se ata meritojnë shumë më tepër.

Tabaku apelon për një ndryshim të thellë në trajtimin e kësaj shtrese vulnerabël të shoqërisë, duke theksuar se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë zëri i tyre në Parlament dhe në çdo forum, ku të drejtat e tyre do të mbrohen. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.