PD udhëzim degëve: Demokratët e strukturave paralele t’i afrojmë në ato ekzistuese

PD i ka dërguar një udhëzim degëve për modalitetet e bashkimit në një front të vetëm të të gjitha forcave dhe kontributeve opozitare.

Sipas Partisë Demokratike, ky udhëzim vjen në kuadër të afrimit dhe koorporimit në strukturat ekzistuese të demokratëve që kanë qenë në strukturat paralele.

Sipas PD-së, strukturat drejtuese të degëve janë përgjegjëse për të mundësuar bashkimin e kontributeve në betejat opozitare.

Ky bashkim, theksohet në udhëzim,  shihet si e vetmja rrugë për të maksimalizuar energjitë e demokratëve në përballjen me atë që e konsiderojnë si narkoregjim.

Pas kthimit të Flamurit dhe Simboleve të Partisë Demokratike në shtëpinë e përbashkët të demokratëve, nuk ka më asnjë pengesë që demokratët e angazhuar politikisht deri dje në struktura paralele, pavarësisht diferencës së opinioneve apo qendrimeve për çështje të brendshme të familjes sonë demokrate, të inkorporohen në strukturat ekzistuese të degëve tona sipas këtij modeli;

Anëtarët e kryesisë te ish strukturës paralele do të kooptohen në degën përkatëse përsëri si anëtarë kryesie, drejtuesit e grupseksioneve dhe seksioneve do të inkorporohen sipas rastit në kryesinë e grupseksioneve dhe seksioneve. Bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari të ish trukturave paralele me strukturat tona duhet të jetë një prioritet absolut i yni. Ky bashkim Muhet të shoqërohet me një frymë gjithëpërfshirëse si rruga e vetme për të maksimalizuar nergjitë tona në përballje me narkoregjimin”, thuhet në udhëzim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.