PD i ka dërguar një udhëzim degëve për modalitetet e bashkimit në një front të vetëm të të gjitha forcave dhe kontributeve opozitare.
Sipas Partisë Demokratike, ky udhëzim vjen në kuadër të afrimit dhe koorporimit në strukturat ekzistuese të demokratëve që kanë qenë në strukturat paralele.
Sipas PD-së, strukturat drejtuese të degëve janë përgjegjëse për të mundësuar bashkimin e kontributeve në betejat opozitare.
Ky bashkim, theksohet në udhëzim, shihet si e vetmja rrugë për të maksimalizuar energjitë e demokratëve në përballjen me atë që e konsiderojnë si narkoregjim.
“Pas kthimit të Flamurit dhe Simboleve të Partisë Demokratike në shtëpinë e përbashkët të demokratëve, nuk ka më asnjë pengesë që demokratët e angazhuar politikisht deri dje në struktura paralele, pavarësisht diferencës së opinioneve apo qendrimeve për çështje të brendshme të familjes sonë demokrate, të inkorporohen në strukturat ekzistuese të degëve tona sipas këtij modeli;
Anëtarët e kryesisë te ish strukturës paralele do të kooptohen në degën përkatëse përsëri si anëtarë kryesie, drejtuesit e grupseksioneve dhe seksioneve do të inkorporohen sipas rastit në kryesinë e grupseksioneve dhe seksioneve. Bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari të ish trukturave paralele me strukturat tona duhet të jetë një prioritet absolut i yni. Ky bashkim Muhet të shoqërohet me një frymë gjithëpërfshirëse si rruga e vetme për të maksimalizuar nergjitë tona në përballje me narkoregjimin”, thuhet në udhëzim.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.