PD, Ulliri: Projektbuxheti 2024 nuk ofron zgjidhje për situatën e vështirë të rinisë shqiptare

ulliri pd

ulliri pd

Deputetja, Andia Ulliri tha të dielën në një deklaratë për mediet se projektbuxheti i vitit 2024 nuk ofron zgjidhje për situatën e vështirë të rinisë shqiptare.

Duke komentuar projektbuxhetin e miratuar nga Qeveria për vitin 2024, Ulliri tha se “në një kohë kur shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga ky vend një orë e më parë, qeveria nuk bën as përpjekjen minimale, duke financuar pak dhe keq politikat rinore”.

Sipas saj, miliona euro do të shpenzohen për pritje, përcjellje, zyra apo akomodime të qeveritarëve por aspak shqetësim për të rinjtë që po braktisin Shqipërinë.

“Buxheti për arsimin profesional nuk i përgjigjet kërkesave të tregut të punës. Sipërmarrësit dhe dhomat e tregtise shqiptare dhe të huaja ankohen prej vitesh për mungesë personeli të kualifikuar si në aktivitetet e shërbimeve dhe ato të prodhimit”, tha Ulliri.

Sipas saj, këto nevoja të tregut të punës nuk reflektohen në politikat e qeverisë dhe buxhetit të vitit 2024, duke frenuar dramatikisht investimet që mundësojne rritjen e pagave.

“Shumë pak para për arsimin profesional dhe aspak prioritet për shkollat që vuajnë çdo ditë e më tepër mungesën e nxënësve dhe studentëve”, vijoi Ulliri duke shtuar se janë me dhjetëra profesione që po zhduken pasi nuk gjejnë financim në arsimin profesional.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.