PD: Vendimi i  Gjykatës së Lartë, hap shumë pozitiv për demokratët

Indrit Sefa

Indrit Sefa

më parë të Gjykatës së Lartë, që detyron Gjykatën e Apelit të zgjidhë në themel çështjen dhe t’i japë përgjigje kërkesave të Partisë Demokratike. Sipas tij ky është “i njëjtë me qëndrimin e mbajtur nga ana jonë para Gjykatës së Apelit”.

“Gjatë gjykimit në Apel, Partia Demokratike kërkoi shqyrtimin në themel të çështjes dhe zgjidhjen përfundimtare të saj nga ajo Gjykatë, kërkesë që nuk u mor parasysh”, kujtoi Sefa.

“Prej më se dy vitesh, Partia Demokratike ka kërkuar të përballet me të gjitha provat në një debat në seancë gjyqësore, e drejtë e cila është mohuar me anë të veprimeve dhe vendimeve procedurale, që më në fund Gjykata e Larte i pranoi si të drejta” tha ai.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Apelit për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të çështjes duke bërë të mundur vendosjen e drejtësisë së vonuar për çështjen gjyqësore të PD-së”, shtoi Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa.

Sipas tij, “ky ishte një hap shumë pozitiv për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti demokratët që në një kohë të shkurtër do të shohin të përfundojë një teatër i stisur nga aleanca e kullave që kërkojnë ta mbajnë PD-në peng të interesave të tyre”.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk cenon në asnjë formë dhe mënyrë legjitimitetin e organet drejtuese dhe funksionimin e strukturave të Partisë Demokratike, e cila vijon procesin e riorganizimit të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Sefa.

“Partia Demokratike i kërkon Gjykatës së Lartë që në një kohë sa më të shkurtër të zbardhë vendimin e djeshëm dhe t’i japë mundësi Gjykatës së Apelit të shqyrtojë sa më shpejtë këtë çështje dhe t’i japë zgjidhje përfundimtare”, përfundoi Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.