PE cakton raportuesit për Ballkanin Perëndimor- Për Shqipërinë do vendoset nga grupi socialist dhe demokrat

Grupet politike në Parlamentin Evropian kanë rënë dakord për shpërndarjen e pozicioneve të Raportuesve për vendet e Ballkanit Perëndimor, mëson European Western Balkans .

Është vendosur që Raportuesit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën të jenë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh në PE, ndërsa Raportuesit për Shqipërinë dhe Serbinë do të vijnë nga grupi socialist dhe demokrat (S&D).

Për më tepër, një eurodeputet i “Rinovo Europe” do të marrë postin e Raportuesit për Malin e Zi, dhe Raportuesi për Maqedoninë e Veriut do të jetë përfaqësues i grupit të Gjelbërve/EFA.

Emrat e Raportuesve të rinj duhet të dihen deri në fund të vitit.

Raportuesit e PE-së janë, ndër të tjera, përgjegjës për hartimin e Raporteve vjetore mbi situatën në vendet kandidate për në BE ose aspirante.

Gjatë shkrimit të raportit, ata mund të konsultohen me ekspertë përkatës dhe palë të tjera të interesuara.

Ata janë gjithashtu përgjegjës për shkrimin e të ashtuquajturave “amendamente kompromisi” në Draft Raportet dhe zhvillimin e negociatave me “Raportuesit në hije”, të caktuar nga grupet e tjera parlamentare.

Raportet e hartuara nga Raportuesit fillimisht miratohen nga Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), dhe më pas debatohen dhe votohen në seancë plenare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.