Bota

PE diskuton për të ardhmen e Shengenit, rikthimin e kontrolleve në kufi

Parlamenti Europian do të diskutojë të hënën se çfarë po ndodh me zonën Shengen dhe a duhen rikthyer kontrollet në kufijtë e BE-së.

Debati vjen në vijim të njoftimit të Gjermanisë më 9 shtator se do të kthejë kontrollet në kufirin me Francën, Poloninë, Çekinë, Austrinë dhe Zvicrën. Edhe shtatë vende të tjera kanë kthye përkohësisht kontrollet kufitare, si Austria, Franca, Italia, Sllovenia, Norvegjia, Danimarka dhe Suedia.

Gjermania e justifikoi vendimin e vet si një nismë për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe për të mbrojtur qytetarët nga kërcënimet prej ekstremizmit.

“Fryma e përgjithshme ka ndryshuar. Nuk është më tabu të flitet për këtë [kontrollet kufitare],” i tha një diplomat europian gazetës britanike “Financial Times”.

Edhe kryeministri francez Mishel Barnie (o. Michel Barnier) deklaroi të martën në parlament se Franca mund të zgjerojë kontrollet në kufi “duke iu përmbajtur rregullave europiane, siç ka bërë edhe Gjermania”.

Kufijtë e jashtë të BE-së monitorohen edhe me ndihmën e Agjencisë Europiane për Mbrojtjen e Kufijve dhe Brigjeve (Frontex). Legjislacioni i kësaj Agjencie po ashtu do të hidhet për diskutim në PE. /FTBTA

RTSH Shkodra

Recent Posts

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

4 minutes ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

8 minutes ago

“Klasikja” Tirana- Vllaznia / Brdaric: Shkojmë për fitore, ky është objektivi për nesër

Vllaznia udhëton të martën drejt Elbasanit, ku do të përballet me Tiranën për Superligën. Pavaresisht…

12 minutes ago

Aktivitet kombëtar alpinizmi – 170 sportistë, por edhe turistë të huaj për dy ditë ishin në Shkodër dhe Bogë

Federada Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në Shkodër dhe Bogë organizuan aktivitetin kombëtar 2…

14 minutes ago

Projekti për hyrjen e Shkodrës – Nika: Aksioni i sotëm parashikon prishjen e 10 objekteve të shpronësuara

Këtë  të hënë, IKMT u rikthye sërish në Shkodër, ku nisi aksionin për prishjen e…

19 minutes ago

“Dëshmorët e Prishtinës”, pajiset me kaldajë – Zaimaj: Ky investim plotëson një nevojë të kahershme të institucionit

Investimet në institucionet arsimore në Shkodër vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë…

24 minutes ago

This website uses cookies.