Lajme

PE diskuton për zgjerimin: “Shqipëria drejt BE, përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës”

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë diskutuar këtë të martë mbi progresin e dhjetë vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë debatit të tyre të parë, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, dha një deklaratë të rëndësishme lidhur me progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ajo theksoi se të dyja vendet janë pretendente kryesorë për anëtarësim dhe mund ta përfundojnë procesin e grupkapitujve brenda dy viteve të ardhshme.

Mali i Zi i ka të gjitha kapacitetet që të përfundojë procesin e grupkapitujve deri në vitin 2026, ndërsa Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim, por sigurisht, kjo është një punë e vështirë,” deklaroi znj. Kos.

E pyetur nëse i sheh këto vende si anëtare deri në vitin 2028, ajo u shpreh optimiste, duke theksuar se suksesi do të varet nga përmbushja e detyrimeve të tyre. Sipas saj, procesi i integrimit evropian është një përgjegjësi e përbashkët, si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën.

Unë do të shkoj në shkurt në Shqipëri dhe shpresoj që këto lëvizje që po bën dhe gjithë ky përmirësim e vullnet që ky vend ka treguar duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, përfshirë këtu Serbinë. Megjithatë përparimi në këtë rrugë kërkon bashkëpunim dhe angazhim nga të gjitha palët politike,” shtoi zyrtarja euroopiane.

Komisionerja Kos do të vizitojë Malin e Zi të enjten dhe të premten, më 16 dhe 17 janar, ndërsa Shqipërinë pritet ta vizitojë në shkurt.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.